28 Dhjetor 2024

Zyra e BE-së mbështet rektorin Zejnullahu

Prishtinë, 22 tetor - Zyra e BE-së në Kosovë /Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samule Zbogar është i shqetësuar me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, të cilat nuk kontribuojnë në përmirësimin e standardeve të arsimit në Kosovë që janë më të ulëtat në rajon.

\"Ne shprehim mbështetjen e plotë ndaj përpjekjeve të rektorit të Universitetit të Prishtinës për mbrojtjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe për të aplikuar parimet e qeverisjes së mirë duke vendosur kritere të qarta akademike, në mënyrë që studentët të fitojnë njohuritë dhe shkathtësitë që ju nevojiten për të qenë konkurrues në tregun e punës dhe për të gjetur punë të shkathtësive të larta\" ka thënë Zbogar.

Arsimi cilësor sipas tij është qenësor për të thyer ciklin e papunësisë dhe varfërisë dhe një adut kryesor i inovacionit, zhvillimit social dhe ekonomik, për të cilin dëshpërimisht ka nevojë Kosova.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)