05 Dhjetor 2024

Deklaratat e opozitës për librat shkollorë, të papranueshme

Prishtinë, 4 shtator - Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media për çështjen e librave dhe séance e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita. Deputetët e LVV-së, ka thënë se fillimi i vitit shkollor ka qenë i rregullt e se vendimi për librat ka eliminuar praktikat korruptuese.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka deklaruar para medieve se ende s’ka epilog të qartë për procesin e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore, derisa deklarimet e opozitës se Qeveria ka dështuar në këtë proces i quajti të papranueshme.

Deputeti Gola tha se procesi i teksteve shkollore nuk është i pazakontë, e shtoi se kjo do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

“Qysh në fillim kemi një qasje që për ne është e papranueshme që në thirrjen e opozitës është thënë që ka dështuar Qeveria, kur ende është në proces i gjithë furnizimi me tekstet shkollore. Nuk e kemi ende një epilog të procesit, që ne nuk besojmë se ka diçka të pazakontë. Kjo çështje do të diskutohet në Kuvend pasi që të kemi një epilog”, ka deklaruar deputeti i pushtetit.

Ndërsa, deputetja Arijeta Rexhepi ka shtuar se 18 shkolla ende s’e ka nisur procesin mësimor. “Janë gjithsej 18 shkolla që nuk kanë filluar mësimin, që janë për shkak të infrastrukturës dhe jo për shkak të librave. Ne e konsiderojmë tendencioze të thuhet se është dështim veprimi i Ministrisë”, ka shtuar Rexhepi.

E deputetja Arjeta Fejza, tha se ligjet aktuale për furnizim me tekste shkollore kanë shumë të meta, sipas saj, ligji i ri i mundëson rritjen e cilësisë së teksteve mësimore. Ajo tha se ky ligj i ka kaluar të gjitha procedurat dhe pritet që të miratohet në Kuvend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)