Ndërtimi i shkollave me standarde evropiane në Komunën e Prizrenit
Prizren, 30 maj - “Përmirësimi i kushteve në shkolla dhe cilësia mësimore janë parakusht për të ardhmen e sigurt të të rinjve tanë dhe për zhvillimin ekonomik” – u shpreh Kryetari Shaqir Totaj.
Krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, po vazhdon ndërtimi i aneksit në objektin e SHFMU “26 Marsi” në Landovicë, ku po bëhet dhe restaurimi i objektit të vjetër ekzistues.
Ky projekt, investim i DKA-së, përfshinë 4 klasë mësimi, kabinet të lëndëve profesionale, ngrohjen qendrore me depo dhe nyjet sanitare për nxënësit (F/M) dhe personelin e shkollës.