Zgjerohet projekti "Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit"
Prishtinë, 6 gusht - Sot në hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart" zhvillohet takimi për nënshkrimin e Memorandumeve të Bashkëpunimit mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit, Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit.
Memorandumet e Bashkëpunimit do të nënshkruhen për të ndarë dhe koordinuar përgjegjësitë me rastin e shtrirjes së projektit "Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit" në shkollat e komunave të lartëcekura.
"Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit" është projekt i inicuar nga organizata The Library Project Kosova me seli në Stokholm dhe implementuar në bashkëpunim me organizatën ETEA dhe me mbështetjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane.
Për shkak të rrethanave të kushtëzuara nga pandemia dhe rekomandimeve të vazhdueshme që vijnë nga institucionet gjegjëse, percjellja e kësaj ngjarjeje lejohet vetëm nga mediat e ftuara pasi numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për të mundësuar distancën fizike.