Zgjedhet Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i Këshillit Drejtues të UShAF
Ferizaj, 25 nëntor - Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot me datë 25 nëntor 2019 u zgjodh Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i Këshillit Drejtues (KD).
Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i KD, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit.
Me shumicë votash Kryesues i KD-së, u zgjodh, z. Samet Dalipi, ndërsa Zëvendëskryesues, z. Shaqir Ukshini.
Kryesuesi z. Samet Dalipi, falënderoi anëtarët e KD për besimin e dhënë dhe u zotua se do të kryej të gjitha punët me nderë dhe përgjegjësi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.