15 Nëntor 2024

Zgjedhen organet e përfaqësimit studentor në Universitetin e Gjakovës

Gjakovë, 20 maj - Në zbatim të Statutit të Përkohshëm dhe Rregullores për Zgjedhjet e Studentëve, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”  në mbledhjen e mbajtur më 06.4.2017, mori  vendim për shpalljen e zgjedhjeve të studentëve të Universitetit të cilat do të mbahen më 3 maj.

Ishin katër organizata studentore që aplikuan për zgjedhjet e studentëve: Bashkimi Studentor Fehmi Agani (BSFA), Unioni i Studentëve Pro Europian i Universitetit të Prishtinës (USPE-UP), Unioni i Studentëve Shqiptarë (USSH) dhe Reforma Studentore Universiteti i Gjakovës (RSUSJ).

Më 3 maj 2017 u mbajt procesi zgjedhor i votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit studentor të UGJFA-së, preces që shkoi shumë mirë, jashtë asaj që kishin menduar, duke marrë pjesë në votim masivisht, rreth 53% të studentëve të këtij Universiteti.

Para datës së konstituimit të organeve udhëheqëse të përfaqësimit studentor, organizata USSH, USPE dhe BSFA arritën të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në natën e 13 majit 2017, për t’I hapur rrugë zgjidhjes së problemeve, me arsyen e vetme për përfaqësim të denjë karshi studentëve.

Nga burimet e brendshme kemi arritur të kuptojmë se organizatat studentore janë marrë vesh që të qeversin në formë proporcionale, me rrotacion, në Parlamentin Studentor, Këshillin Studentor të Fakultetit të Edukimit, Këshillin Studentor të Fakultetit të Filologjisë dhe studentin senator.

Më 15.5.2017, Komisioni Qendror Zgjedhor i UGJFA-së, thirri mbledhjen konstituive të Parlamentit Studentor dhe Këshilleve Studentore.

Dështoi mbledhja e konstituimit të Parlamentit Studentor me arsyen e mungesës së kourumit të anëtarëve të KQZ-së dhe të disa anëtarëve të organizatave studentore, ajo u thirr një ditë tjetër.

Më 15.5.2017 u konstitoua Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë, me 6 vota për 1 kundër dhe 0 abstenim, kryetar u zgjodh Ardit Alija, Këshilli Studentor i Fakultetit të Edukimit, me 8 vota për, 2 kundër, 0 abstenim, kryetare u zgjodh Venera Ahmetaj. Këshilli Studentor i Fakultetit të Mjekësisë, me 4 vota për, 0 kundër, 0 abstenim, kryetar u zgjodh Kushtrim Gutaj, duke e bojkotuar mbledhjen anëtarët e organizatave të koalicionit.

Komisioni Qendror Zgjedhor i UGJFA-së, mbledhjen konstituive të Parlamentit Studentor e thirri më 19.5.2017, ku edhe dolën të zgjedhur përfaqësuesit e këtij organi më të lartë të përfaqësimit studentor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Nga radhët e organizatës BSFA, doli i zgjedhur Milot Sejdija në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Parlamentit Studentor, nga USPE-ja, doli i zgjedhur Dukagjin Gecaj në pozitën e Kryetarit të Parlamentit Studentor të UGJFA-së.

Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Shaban Buza përshëndeti dhe përgëzoi studentët me rastin e konstituimit të Parlamentit Studentor të UGJFA - së.

Mandati i Parlamentit Studentor dhe Këshilleve Studentore të UGJFA-së zgjat dy vjet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)