Zgjedhen anëtarët e KD-së të Universitetit të Prishtinës
Prishtinë, 12 shkurt - Senati i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina ka zgjedhur pesë përfaqësuesit e vet në Këshill Drejtues.
Edhe një mandat në Këshillin Drejtues të UP-së do të jenë: Alberta Troni, Zeqir Veselaj, Beqir Sadikaj, Fevzi Berisha dhe Kemajl Bislimi.
Deri të hënën pritet që edhe Ministria e Arsimit ti delegojë përfaqësuesit e vet. Kurse po të hënën do të bëhet konstituimi të Këshillit Drejtues dhe do ta shpallet konkursi për rektor.