22 Dhjetor 2024

Zëvendësministri Mustafa takoi ambsadorin austriak

Prishtinë, 15 shkurt - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Nehat Mustafa dhe këshilltari Nuri Bexheti, zhvilluan një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Johann Brieger, të shoqëruar nga Robert Zeiner, udhëheqësi i projektit ADA në Kosovë dhe bashkëpunëtorë  tjerë të të dy palëve.

Qëllimi i këtij takimi ishte për të parë si po implementohet marrëveshja që ka të bëjë me projektin  ADA, fuqizimin, përkrahjen nga MAShT në funksion të përmbushjes së objektivave, që ka ky projekt e e që janë krijimi i kapaciteteve menaxhuese në arsimin e lartë, sigurimin e  cilësisë në arsim dhe bashkëpunimin me institucione të arsimit të dy vendeve.

Zëvendësministri Nehat Mustafa tha se MAShT i është shumë mirënjohëse Austrisë për ndihmën që ka dhënë në sferën e arsimit veçanërisht në zhvillimin e Arsimit të Lartë dhe krahas kësaj  ngritjen e kapaciteteve për sigurim të cilësisë  përkatësisht  krijimin e Agjencionit të Akreditimit.

“Ne ju kemi sugjeruar të gjithë bartësve të arsimit të lartë në Kosovë  që të shfrytëzojnë përvojat më të mira në arsimin e lartë të vendeve të zhvilluara evropiane,  siç  është edhe Austria, të bindur se vetëm më arsim cilësor, kuadro të afta mund të përshpejtojmë zhvillimin dhe afirmimin e vendit tonë”, tha z Mustafa.

Duke folur për sigurimin e cilësisë përkatësisht  Agjencioni i Akreditimit, zv. Mustafa tha se ky agjencion deri me tani  po e kryen detyrën me sukses konform përgjegjësive që ka, pra është plotësisht i pavarur.

Nga ana e tij, ambasadori Brieger tha se Kosova është vend mik i Austrisë dhe ne kemi marrë përsipër të ndihmojmë në përshpejtimin e integrimit të vendit tuaj në Bashkimin Evropian. 

“Kjo mund të arrihet nëse kemi arsim cilësor, kushte të mira për sigurim të cilësisë dhe kuadro të afta menaxhuese“, tha ai.

Ambasadori gjithashtu insistoi që  Agjencioni për Akreditim të jetë sa më i pavarur në ushtrimin e detyrës që ka.

 “Vetëm me sigurim e cilësi lartë  të arsimit ju mund të llogaritni në mundësitë e integrimit ne hapësirat evropiane  të arsimit të lartë, studim jashtë vendit për të rinjtë tuaj, si dhe punësimit kudo në Evropë”, tha ambasadori Brieger .

Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e krijimit të partneriteteve të institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës me ato të Austrisë.

Delegacioni austriak përkatësisht ambasadori Brieger  premtoi përkrahjen për krijim të raporteve të tilla multilaterale edhe  me vendet tjera të BE së  dhe shtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë në mes të dy vendeve deri me tani është në nivelin e duhur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)