Zëvendësministri Gashi në garën për rektor të UP
Prishtinë, 3 korrik - Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi i ka hyrë garës për postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP).
Kjo është konfirmuar nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka theksuar se Gashi do ti kthehet jetës akademike dhe do të garojë për rektor të UP-së.
Raportohet se Gashi do të largohet edhe nga AKR-ja në rrugën për të pasuar Mujë Rugovën.
Edhe zëdhënësi i AKR-së ka konfirmuar largimin e Ibrahim Gashit nga posti qeverisës. Ai shfaqi mirënjohjen e kësaj partie për kontributin që i ka dhënë Gashi dhe shtoi se AKR-ja do ta kujtojë me respekt.
Disa media sot shkruajnë se Gashi tashmë ka aplikuar për postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës. Po ashtu rikujtojnë marrëveshjen me partnerin e koalicionit qeverisës, PDK-në, për ndarje postesh jo vetëm në qeveri.