28 Dhjetor 2024

Zejnullahu vendos të vazhdoj mandatin e rektorit të UP-së

Prishtinë, 26 tetor - Rektori i shkarkuar nga Këshilli Drejtues dhe i kthyer prap në punë nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se shkarkimi nga detyra e rektorit të Universitetit të Prishtinës që ndodhi të mërkurën ishte një veprim i planifikuar me muaj të tërë, i cili nuk u realizua plotësisht sipas skenarit.

\"Shkarkimi im nga detyra e rektorit të Universitetit të Prishtinës që ndodhi të mërkurën ishte një veprim i planifikuar me muaj të tërë, i cili nuk u realizua plotësisht sipas skenarit. Sado që bënë përpjekje t’i sjellin “argumentet” e tyre, ata që kërkuan dhe e kryen shkarkimin kishin një arsye të vetme – të ndërpritet procesi i vënies së rregullit në Universitet dhe të rikthehet situata e cila ka dominuar në 15 vitet e fundit.\"

\"Pika neuralgjike ishte insistimi i menaxhmentit që të respektohen kriteret akademike minimale për avancime.  Për fat të keq u arrit që, mbi këtë bazë, të mobilizohet shumica e kualifikuar e anëtarëve të Senatit, me ç’ rast dominoi interesi personal i një numri të anëtarëve të këtij organi\", ka theksuar ai.

Përkundër kësaj, Ramadan Zejnullahu ka thënë se anulimi i vendimit për shkarkim nga ministri i arsimit dhe dënimi i këtij akti të papërgjegjshëm nga opinioni i gjerë publik ka qenë një mbështetje për punën që ka bërë deri tani bashkë me ekipin e tij.

\"Anulimin e vendimit për shkarkim nga ministri i arsimit dhe dënimin e këtij akti të papërgjegjshëm nga opinioni i gjerë publik i kam kuptuar dhe i kuptoj si mbështetje për punën që kam bërë deri tani bashkë me ekipin tim. Kjo mbështetje më nderon dhe më obligon.\"

\"Nga ana tjetër, me aktin e shkarkimit, edhe pse të zhvlerësuar nga aspekti juridik, është vënë në pyetje legjitimiteti i të gjitha organeve të Universitetit: Këshillit Drejtues, Senatit, rektorit, këshillave të fakulteteve, dekanëve, Parlamentit Studentor dhe bartësve të tjerë të funksioneve. Prandaj, edhe konsideroj se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme është rruga e vetme për ta tejkaluar situatën e krijuar\", ka shtuar Zejnullahu. 

“Në një situatë të tillë do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime dhe e ekipit tim që ta braktisim Universitetin, edhepse jemi të vetëdijshëm për të gjitha pengesat që i kemi. Prandaj, kam vendosur të qëndroj në krye të Universitetit deri në përfundimin e procesit zgjedhor, në fillim të vitit 2016”, thuhet në komunikatën dërguar mediave të rektori Zejnullahu.

Gjatë kësaj periudhe ka theksuar ai \"do të vazhdoj të insistoj në respektimin e ligjshmërisë dhe të standardeve akademike, duke mos bërë kompromise që dëmtojnë cilësinë dhe kredibilitetin e institucionit.  Do të punojmë aq sa na lejojnë kushtet për t’i adresuar problemet aktuale dhe për të krijuar kushte për zgjedhje të ndershme.\"

Ai ka theksuar se shrepson se këtë periudhë kalimtare disamujore i gjithë personeli akademik dhe studentët do ta shfrytëzojnë për një reflektim të thellë për gjendjen e krijuar.

\"Ndryshimi thelbësor aq i nevojshëm nuk mund të arrihet pa u krijuar një masë kritike e  njerëzve të gatshëm që të punojnë me përkushtim për një universitet më të mirë. Kjo kërkon pjesëmarrje më aktive në dialog rreth çështjeve aktuale në Universitet, por edhe qëndrim të përgjegjshëm me rastin e zgjedhjes së përfaqësuesve të personelit akademik dhe të studentëve.\"

\"Shpresoj se këto zgjedhje do të sjellin një strukturë të përgjegjshme qeverisëse, menaxhuese dhe akademike që do të jetë në gjendje t’ia rikthejë Universitetit kredibilitetin e dëmtuar\", ka thenë në fund rektori Zejnullahu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)