Zejnullahu propozon pesë emra për prorektorë
Prishtinë, 2 tetor Në mbledhjen e senatit të Universitetit të Prishtinës, rektori Ramadan Zejnullahu ka propozuar sot pesë emra për prorektorë.
Në mbledhjen e senatit të Universitetit të Prishtinës, rektori Ramadan Zejnullahu ka propozuar sot pesë emra për prorektorë, të cilët janë: Dukagjin Pupovci, Lindita Tahiri, Eda Vula, Fetah Podvorica dhe Arbnor Pajaziti. Adem Beha, këshilltari i rektorit, tha për Radio Kosovën, se rektori do të bëjë gati dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dërgohet në Këshillin Drejtues, për zgjedhjen e prorektorëve. Më pas Këshilli, do të thërras mbledhjen ku do të votojë për emrat e propozuar.