28 Dhjetor 2024

Zejnullahu: Profesorët plagjiatorë të mos ndihen rehat!

Prishtinë, 3 tetor - Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, ka porositur profesorët plagjiatorë që të mos ndihen rehat, sepse herët apo vonë do t’u vijë radha që të zbulohen e të ndëshkohen.

Zejnullahu në intervistën dhënë për “Zërin” ka akuzuar kolegët e tij akademikë se po vazhdojnë të heshtin karshi situatës aktuale.

Ai iu ka bërë thirrje intelektualëve, të prononcohen lirshëm rreth asaj se si e shohin të ardhmen e këtij Universiteti dhe si e shohin rrugën për tejkalimin e krizës që ka kapluar këtë tempull të dijes.

Zejnullahu bën të ditur se të premten Inspektorati i Ministrisë së Arsimit ka marrë vendimin e shkallës së dytë se është shfuqizuar rekomandimi që të rritet numri i kandidatëve në Farmaci dhe Stomatologji.

Ai deklaron dhe një betim se nuk do të lëshojë pe në çështjen e avancimit të stafit akademik. Madje, sipas tij, po erdhi puna deri aty, do të duhet ta kërkojnë një nënshkrues tjetër.

Rektori Zejnullahu, pranon hapur se në këtë universitet gravitojnë dukshëm grupet e interesit që pengojnë punën institucionale dhe parimore.

Rektori flet edhe për letërkëmbimin e tij jo fort të këndshëm me ministrin Bajrami.

\"Në paraqitjen e tij mediale, ministri Arsim Bajrami ka shprehur disa qëndrime me të cilat unë nuk jam pajtuar, edhe pse i kam marrë me konsideratë. Jetojmë dhe punojmë në një mjedis ku ka ndërhyrje nga të gjitha anët, prandaj të gjithë jemi nën presion...\", ka thënë rektori.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)