Zejnullahu: Kemi heshtur ndaj dukurive në UP
Prishtinë, 7 shtator - Rektori Ramadan Zejnullahu thotë se për besimin e humbur tek Universiteti i Prishtinës, përveç kryerësve të drejtpërdrejtë të këtyre veprave të shëmtuara, fajtorë janë edhe stafi akademik.
Me ndonjë përjashtim kemi heshtur me vite karshi dukurive negative duke shikuar vetëm interesin tonë. Për çudi, kanë heshtur edhe shumica e organizatave studentore, liderët e të cilëve shpesh kanë qenë ndër përfituesit e qasjes klienteliste në Universitet, e në disa raste, edhe vet të përfshirë në afera korruptive. Besoj se ka ardhur koha që për këto gjëra të flasim pa dorëza dhe këtyre dukurive tu kundërvihemi me vendosmërinë më të madhe, sepse, duke heshtur dhe zbukuruar situatën, nuk mund të arrihet cilësia dhe as të rikthehet reputacionii institucionit, ka shkruar ai.