Zejnullahu dhe Zabeli propozohen ushtruesi detyre të rektorit
Prishtinë, 4 mars - Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur me 04 .03. 2014, pas diskutimeve të gjëra, e në bazë të kritereve të përcaktuara në Statutin e UP-së dhe Rregulloren mbi punën e Senatit të UP-së, propozoi tre kandidatë për pozitën e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës dhe atë:
1.Prof.dr. Abdullah Zejnullahu,
2.Prof.dr. Sali Bashota dhe
3.Prof.asoc.dr.Naser Zabeli
Senati i Universitetit votoi me votim të fshehtë për tre kandidatët e cekur si më sipër dhe si rrjedhojë e këtij votimi doli rezultati si në vijim:
1.Prof.dr. Abdullah Zejnullahu................... 27 vota
2.Prof.dr. Sali Bashota..................................13 vota
3.Prof.asoc.dr.Naser Zabeli...........................25 vota
Komisioni për numërimin e votave konstatoi se nga 33 anëtarë të Senatit të cilët ishin prezent kanë votuar 33, dhe më këtë rast sipas rezultateve të votimit kanë marrë shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Senatit dhe janë kualifikuar për procedurë të mëtejmë për zgjedhje nga Këshilli Drejtues i UP-së, kandidatët:
1.Prof.dr. Abdullah Zejnullahu................... 27 vota
2.Prof.asoc.dr.Naser Zabeli...........................25 vota
Ndërkaq, prof.dr. Sali Bashota nuk arriti të kualifikohet për procedurë të mëtejmë meqenëse nuk ka arritur të fitoj shumicën e numrit të votave të anëtarëve të përgjithshëm të Senatit, përkatësisht 19 vota të domosdoshme.