26 Dhjetor 2024

Zbatimi i maturës digjitale do të fillojë në vitin 2017-2018

Prishtinë, 2 mars - Ministria e Arsimit është duke punuar në projektin për digjitalizimin e maturës shtetërore, i cili gjatë vitit 2015 mund të fillojë pilotimin me një numër të caktuar të nxënësve.

Kompania që ka fituar të drejtën për ta zbatuar projektin e digjitalizimit të maturës në Kosovë, është kompania e njohur austriake për teknologji BIT. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se është një punë shumë e madhe, pasi është paraparë vendosja e serverëve, pajisja e shkollave me teknologji informative, ose krijimi i qendrave të veçanta. Udhëheqësi i divizionit për vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se sipas planit dinamik, matura digjitale do të fillojë të pilotohet në vitin 2015.

“Një pjesë kemi planifikuar që në tetorin e 2015-tës të bëjmë pilotimin e digjitalizimit me një numër të vogël të nxënësve, për të parë se çfarë funksionon e çfarë jo. Më pas në fillim të 2016-të po ashtu kemi një pilotim me 15-20 për qind të nxënësve, ndoshta jo me maturantë, për të parë se si është forma digjitale dhe sa janë nxënësit për të shfrytëzuar kompjuterin për të qenë të saktë në zgjidhjen e problemit të detyrave.”

Sipas Kadriut, nëse rregullohet infrastruktura digjitale, në vitin 2017-2018 do të fillojë zbatimi i maturës digjitale. Ai tha se ky projekt mundëson eliminimin e shumë problemeve që kanë ndodhur deri më tani në testin e maturës.

“Digjitalizimi do të japë më shumë mundësi edhe për nxënësit, që të tregojnë atë që dinë vërtetë ta japin dhe të eliminojmë shumë çështje. Tani në shekullin 21 kërkesat janë pikërisht për përdorimin e teknologjisë. Kërkesë e jona ka qenë edhe në takimin me austriakë që rezultati të jetë automatik.”

Kosova është shteti i parë në rajon që fillon me maturën digjitale. Për modernizimin e sistemit arsimor në Kosovë përmes mësimit elektronik dhe digjitalizimit të Provimit të Maturës janë ndarë 5 milion euro nga Qeveria e Kosovës.
 

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)