Yildirim, Morina dhe Kortoci po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Turqi
Prizren, 5 nëntor - Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Drejtues të UPZ dhe profesorët, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina dhe Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoci, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Turqi.
Në kuadër të vizitës ata kanë marr pjesë në seminarin me temë: Arsimi ndërkombëtarë në lëmin e bujqësisë dhe puna, ku po trajnohen dhe fermerët e komunës së Mamushës, në kuadër të protokollit të nënshkruar midis Universitetit të Shkencave të Aplikuara Isparta (ISUBÜ) dhe Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit.
Punëtoria zhvillon punimet prej 3 deri më 9 nëntor 2019 në ndërtesën e Rektoratit në Isparta, Turqi. Objektivat e punëtorisë janë: Kosova dhe Turqia Krahasimi në prodhimin e të korrave; Bujqësia organike, Strategjitë e marketingut, Ushqimi i bimëve dhe fekondimi, Mbrojtja e bimëve, Identifikimi i problemeve të prodhimit të korrjeve dhe zgjidhjeve të tij.
Po ashtu delegacioni nga UPZ është takuar me prorektorin e universitetit Prof. Suleyman Demirel ku u diskutua për arritjen marrëveshjes për diploma të dyfishta, Erasmus + edhe të tjera.
Po ashtu është diskutuar për sistemin e sigurimit të cilësisë në dy universitetit dhe mundësitë e marrjes së përvojave më të mira.
Ky është bashkëpunimi i dytë konkret që realizohet mes dy universiteteve, pas Konferencës Shkencore ndërkombëtare që u mbajt në UPZ në muajin gusht.