Xhavit Rexhaj emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit
Prishtinë, 20 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Xhavit Rexhaj, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
Duke i uruar suksese në detyrë e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e z. Rexhaj në fushën e arsimit dhe shkencës, do të jetë ndihmës në avancimin e sektorit të arsimit.