21 Prill 2025

VV: Universiteti s'mund të ndahet etnikisht

Prishtinë, 10 shtator - Lëvizja  Vetëvendosje vlerëson se në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ndodhi edhe një bllokim i ri nga Ministrat e Listës Serbe. Projektligji për Arsimin e Lartë në Kosovë me gjithë vërejtjet apo sugjerimet lidhur me të përkufizon institucionet e arsimit të lartë  që veprojnë në vendin tonë.

Vetëvendosje thekson se këto institucione pra, kolegjet dhe universitetet janë të Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës.

Ato nuk mund të ndahen dhe kategorizohen brenda ligjeve tona sipas etnisë. Sidomos universitetet karakteri i të cilëve është universal dhe lidhet me dijen e dobinë shoqërore.
 
\"Bllokimi i miratimit të këtij projektligji në Qeverinë e Kosovës nga ana e Ministrave të Listës Serbe me kërkesën për futjen në ligj si kategori e veçantë e Universitetit të Mitrovicës së veriut dhe financimit të tij nga Serbia është kërkesë për ta etnizuar sistemin universitar në Kosovë.\"
 
\"Universiteti në fjalë është i rregulluar në normativët e pushtetit komunal meqenëse paraprakisht Kosova ka bërë lëshime që këto Komuna më shumicë të popullsisë serbe të kenë hapësira për shkollim universitar specifik\", thekson VV.
 
Por Listës Serbe kjo nuk i mjafton. Ata kërkojnë që ta mbajnë të izoluar këtë universitet nga pjesa tjetër e Kosovës dhe ta kategorizojnë brenda ligjit si Universitet të një etnie.
 
Bllokimi e kërkesat e tyre, njëjtë si me ndërmarrjet publike dhe me çështjen e Forcave të Armatosura të Kosovës, po shkojnë në të njëjtin drejtim me atë të marrëveshjes për “Zajednicën”, pra ndarjes etnike të Kosovës në çdo zonë të rregullimit shtetëror e shoqëror.
 
VV i bën thirrje profesorëve e studentëve të ngrenë zërin për mos ta lejuar këtë kërkesë që shkon në kundërshtim me çdo parim të funksionimit të universiteteve, shoqërisë dhe republikës sonë.
 
 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)