28 Dhjetor 2024

VV: Shkarkimi i rektorit ka për qëllim ngufatjen e Universitetit

Prishtinë, 21 tetor - Lëvizja Vetëvendosje! kundërshton me ngulm vendimin e sotëm të Këshillit Drejtues të Universitetit të  Prishtinës për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Vendimi i sotëm sipas VV ka për qëllim ngufatjen e  Universitetit nga klanet kriminale që veç me dijen e studimin nuk kanë lidhje.

\"Vendimi i sotëm paraqet goditje të përpjekjeve për të vendosur standarde e kritere brenda Universitetit. Si i tillë, është  ngadhënjim i babëzisë kundër përkushtimit; i sofizmit kundër dijes; i klaneve kriminale kundër studentëve dhe gjithë shoqërisë.\"

\"Ky rast na mëson se nuk mund të kemi ishuj lirie brenda Kosovës së mbërthyer nga krimi e korrupsioni. Mënyra dhe zhvillimi i gjërave brenda Universitetit është pikëpamje përmes të cilës shpjegohet mbarë Kosova.\"

\"Zaten, vështirë se do të bënin gjithë këto koncesione e shpronësime, pa e sjellur së pari Universitetin në këtë gjendje. Argumenti i forcës do të përdorët vetëm pasi ta kesh vrarë fuqinë mobilizuese të argumentit\", thekson VV në reagim.  

Universiteti është institucion publik që u përket të gjithëve, andaj për të duhet të angazhohemi të gjithë. 

Emërimi i rektorit Zejnullahu sipas VV ka qenë i mundur vetëm pas një përpjekjeje të përbashkët studentore e qytetare me ç’rast ishte shkarkuar rektori pararendës falsifikator Ibrahim Gashi. Për Universitetin duhet vazhduar përpjeka sepse kështu angazhohemi për shoqërinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)