25 Dhjetor 2024

VV: Komona e Shtimes me punësime të militantëve në arsim

Prishtinë, 1 dhjetor - Më datë 27 nëntor u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal në Shtime. Ndër pikat më të diskutuara ishte edhe çështja arsimit, ku ende po vazhdojnë problemet e llojeve të ndryshme në këtë sferë. Pushteti aktual po vazhdon me punësimet partiake, punësimet pa konkurs e pa kualifikim adekuat, e të ngjashme.

Asambleistët e Vetëvendosjes!-s përveç që i përmenden këto probleme kritikuan edhe draft-planin strategjik për arsim, i cili po e zhvillon mësimin gjithë ditor, por i cili është duke ngecur për shkak të kushteve jo të përshtatshme.

Sipas këtij draft plani, nxënësit fillojnë mësimin në ora 08:30 deri në 12:00, ku pastaj kanë një pauzë dreke për 1 orë e gjysmë, të cilën duhet ta kalojnë në shtëpi. Për shkak të largësisë së shtëpive, shumica e nxënësve nuk po kthehen fare në pjesën e dytë të mësimit, dhe kjo natyrisht është duke ndikuar në humbje të madhe të mësimit nga nxënësit. Ankesa të mëdha për këtë çështje ka edhe nga prindërit dhe mësimdhënësit.

Në këtë seancë, Drejtoria e Arsimit dhe Kryetari i Komunës i mbyllën sytë para këtyre vërejtjeve dhe nuk na dhanë zgjidhje konkrete, por vetëm optimizëm bosh duke e lënë situatën që të vazhdojë njësoj. Asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosje! thanë se Kryetari i Komunës e ka shndërruar Drejtorinë e Arsimit në Qendër për Punë Sociale, ku sa herë që një militant i PDK-së mbetet pa punë, orët ju merren profesorëve të rregullt, dhe u mundësohet militantëve punësimi pa kualifikim e pa konkurs.

Një gjë të tillë e pranon edhe vetë Kryetari, duke thënë se për shkak të humbjes së pushtetit të PDK-së në Lipjan, është i detyruar t’i marrë militantët  dhe të ju gjejë vende pune në Shtime. Alarmant është rasti i punësimit të një drejtori nga Lipjani në njërën nga shkollat e Shtimes, person i cili është shkarkuar nga Drejtoria e Arsimit në Lipjan për shkak të një dosje të hapur që ka dhe për shkak të sjelljes jo të mirë gjatë punës.

Një person të tillë lehtësisht është marr në Shtime si drejtor duke anashkaluar të shkuarën e tij. Po ashtu, ka arsimtarë të kualifikuar e me shumë përvojë pune në Shtime të cilët nuk pranohen vetëm për shkak bindjeve politike. Në anën tjetër, Kryetari i Komunës akuzon opozitën për jokonstruktivitet, nuk e lejon drejtoreshën e arsimit që të përgjigjet në pyetjet e Asambleistëve, si dhe nuk e lejon kryesuesin t’ua jep fjalën për replikë Asambleistëve të opozitës.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për raportin e auditimit të kësaj Komune, ku pati disa parregullsi, si rasti ku disa punëtorë komunal nuk paguheshin sipas koeficientit të caktuar në kontratën e punës.

Problem tjetër sipas këtij raporti ishte qiradhënia e pronave komunale që është bërë pa kontratë ose marrëveshje por vetëm me aktvendime të lëshuara nga Kryetari, ku me aktvendim ligji kap njëanshëm vetëm Komunën por jo edhe qiramarrësit e pronave komunale. Në raport ceken edhe shpenzimet e mëdha të projekteve të realizuara duke tejkaluar shumën e caktuar dhe duke krijuar kështu deficit buxhetor.

Pikë tjetër e rëndësishme ishin edhe projektet e realizuara për 2014, ku binte në sy menjëherë vetëm asfalti i madh i shtruar, duke lënë anash edhe prioritete tjera të rëndësishme si kanalizimet dhe ujësjellësi.

\"Ne si Lëvizje Vetëvendosje i cekëm këto mangësi, duke kërkuar që të krijohen kushte për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, ashtu që të mos kenë arsye të ikin nga vendi siç po ndodh kohëve të fundit\", thekson Vetëvendosje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)