24 Dhjetor 2024

VV: Abuzimi me \"grevën\" nga nepotistët e LDK-së

Prishtinë, 25 prill - Grupi i anëtarëve të VETËVENDOSJE!-s në Kuvendin Komunal të Prishtinës, edhe njëherë shpreh shqetësimin në lidhje me nepotizmin, të instaluar nga qeverisja 14 vjeçare e LDK-së në secilin sektor të administrim publik në nivel komunal.

E ripërsërisim për të tretën herë kërkesën tonë drejtuar Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti që ta formojë një Komision për evidentimin e rasteve të nepotizmit në Komunë.

Raste këto që janë një nga shkaqet kryesore të rrënimit institucionale të Komunës së Prishtinës, pasojat e së cilës tanimë po dalin edhe publikisht.

Gjatë grevave të fundit të punëtorëve teknik të kompanive private dolën në shesh edhe disa lidhje të tjera familjare.

Çuditërisht, në shkollat ku po këmbëngulet që mos kryhet puna, pra pastrimi i hapësira të mësimit, janë në pozitat më të larta menaxhuese familjarë të ish-zyrtarëve të lartë komunal si dhe të zyrtarëve të lartë të LDK-së.

Kështu, në shkollën “Asim Vokshi”, ku po pengohet aktivisht pastrimi i siguruar nga Komuna e Prishtinës, drejtoreshë është Mevlyde Gashi, gruaja e Agim Gashit, ish drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve publike të Komunës së Prishtinës, Anëtar i Kuvendin Komunal nga rradhët e LDK-së dhe kryetar i njërës nga degët e LDK-së në Prishtinë. 

Ndërsa në shkollën “Naim Frashëri”, ku po ndodh i njëjtë pengim, drejtoreshë është Drita Hyseni, gruaja e deputetit të LDK-së, ish-ministrit Skënder Hyseni.

Ne kërkojmë nga Kryetari, Shpend Ahmeti dhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit që urgjentisht të merret hetimin e nepotizmit dhe të marrë masa në mënyrë që drejtorët e shkollave t’i shërbejnë ngritjes së cilësisë së arsimit e jo partive politike duke sabotuar në mënyrë të ulët procesin mësimor dhe shëndetin e fëmijëve. 

Po ashtu ne jemi në krah të punëtorëve të cilët padrejtësisht nga qeverisja e kaluar, me në krye Isa Mustafën janë lënë të pambrojtur pasi që u privatizua ky shërbim. Së bashku me qeverisjen aktuale të Prishtinës do të bëjmë çmos për mbrojtjen e të drejtave të tyre të punës.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)