Vinca: Anëtarët e ASHAK-ut, shumica janë shurdhmemec e të tredhur
Prishtinë, 27 janar - Profesori dhe letrari Agim Vinca, ka dhënë disa vlerësime në lidhje me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku thotë se pjesa dërrmuese e anëtarëve të ASHAK-ut kanë vepër të përfillshme shkencore ose edhe letrare e artistike.
Në një intervistë për Epokën e re profesor Vinca ka thënë se shumica syresh janë intelektualisht të tredhur, të shurdhër e memecë (jo rastësisht organet serbe në ndërtesën e vjetër të ASHAK-ut vendosën Shoqatën e Shurdhmemecëve!), pa dije e guxim intelektual dhe pa kredibilitet moral.
Në ASHAK mbizotërojnë njerëzit që në periudhën e autonomisë kanë qenë jo vetëm anëtarë të devotshëm të Lidhjes së Komunistëve, por edhe plotësisht luajalë ndaj sistemit jugosllav; njerëz që shënonin me konferenca shkencore e botime të posaçme përvjetorët e shokut Tito, kurse pas vitit 1990 u shndërruan në anëtarë jo vetëm të devotshëm, por edhe fanatikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë Vinca
.
Vinca, kur është pyetur se cilat janë arsyet që ai ende nuk është pranuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, ai ka thënë se janë: xhelozia, frika nga qëndrimi i drejtpërdrejtë e jokonformist, në të vërtetë nga integriteti moral e intelektual, por edhe mëkatet e natyrës politike, intelektuale dhe shkencore në përgjithësi, arsyet qe ai ende sështë pjesë e akademisë.