23 Dhjetor 2024

Vihet gurthemeli i shkollës "Hamëz Jashari" në Skënderaj

Skënderaj, 5 qershor - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Ramë Buja, dhe përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari kanë vënë sot gurthemelin e gjimnazit  “Hamëz Jashari“ në Skënderaj.

“Këtu do të ndërtohet gjimnazi ‘Hamëz Jashari’, një vatër e përjetshme e diturisë, edukimit, emancipimit dhe kultivimit të vlerave humane dhe shkencore në zemër të Drenicës."

"Sot Skënderaj ka festë, ndërsa për të ardhur deri te kjo ditë  e ngritjes së tempujve të diturisë në Kosovën e lirë, Skënderaj dhe qytetarët e tij kanë kaluar  nëpër një shekull historie, nëpër një shekull ëndrre, për një shtet të lirë, për një jetë më dinjitet dhe krenari legjitime. Këtë e kemi arritur të gjithë  me guxim, mund e përkushtim të pathyeshëm  për idealin e lirisë”, tha ndër tjera kryeministri Thaçi.

Kurse, ministri Buja tha se “kjo është një ditë  e veçantë për qytetarët e Skënderajt, por edhe për të gjithë ne, duke pas parasysh se kjo shkollë mban edhe një emër të veçantë, të një heroi të madh të vendit tonë Hamëz Jashari”.

“Shkolla që do të ndërtohet do të jetë e standardeve bashkëkohore dhe do të plotësojë nevojat e nxënësve e të arsimtarëve për arsim cilësor, që është synim yni i përhershëm“, ka thënë ministri Buja.

MAShT është bashkëfinancues në ndërtimin e kësaj shkolle. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)