Vihet gurthemeli i kopshtit për fëmijë Nina në Mitrovicë
Mitrovicë, 3 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të kopshtit për fëmijë Nina në lagjen Bair të Mitrovicës.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se arsimi parashkollor dhe përkujdesja për fëmijërinë e hershme, po dëshmohet gjithnjë e më shumë si vendimtar në formimin e brezave të rinj.
Prandaj, ne duhet të ndërtojmë sa më shumë çerdhe kudo nëpër Kosovë. Çerdhet kanë gjithashtu dobi të jashtëzakonshme edhe për nënat e reja, duke ua mundësuar atyre që të kenë një angazhim të tyre profesionale dhe një rol aktiv në jetën sociale, theksoi kryetari Veseli.