Vetëvendosje, kallëzim penal ndaj drejtorisë së arsimit në Prizren
Prishtinë, 8 gusht -Sot, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren deponoi kallëzim penal, pranë Prokurorisë Komunale në Prizren, ndaj Nexhat Çoçajt, drejtor i arsimit të Komunës së Prizrenit, dhe Bekim Thaqit, mësimdhënës, për keqpërdorim të parasë publike.
"Ne konsiderojmë se Nexhat Çoçaj dhe Bekim Thaqi u kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe rrjedhimisht kanë kryer këto vepra penale: Shpërdorim i pozitës zyrtare dhe i autorizimit, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, mashtrim në detyrë dhe përdorim i paautorizuar në detyrë."
Këto keqpërdorime sipas Vetëvendosjes kanë ndodhur me rastin e organizimit të Javës së Remzi Ademajt, manifestim ky për nder të dëshmorit, në vitin 2011.