23 Dhjetor 2024

Vetëvendosje: Harresa institucionale ndaj shkollës së Arllatit

Prishtinë, 15 maj - Shkolla fillore “Abedin Bujupi” në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit është një ndër shkollat më të vjetra në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se kjo shkollë që ende shërben si objekt i ushtrimit të procesit edukativo-arsimor është ndërtuar në vitin 1947, dhe që nga paslufta nuk ka pasur ndonjë renovim serioz të saj.

Mungesa e kushteve elementare në këtë shkollë sipas Vetëvendosjes po ndikon negativisht në kualitetin e procesit mësimor, madje edhe në shëndetin e nxënësve.

Banorët e Arllatit kanë kërkuar në vazhdimësi nga institucionet përgjegjëse lokale dhe qendrore për ndërtimin e një shkolle të re. Prindërit e nxënësve madje janë ankuar disa herë se fëmijët e tyre kanë komplikime në organet respiratore, si pasojë e një pluhuri të dëmshëm që e lëshon dyshemeja e stërvjetëruar e shkollës.

Mirëpo këto kërkesa të banorëve të Arllatit deri më tani janë shpërfillur tërësisht nga Komuna e Drenasit dhe Qeveria e Kosovës.

\"Në të gjitha fushatat elektorale që janë zhvilluar në Komunën tonë, ndërtimi i një shkolle të re në Arllat ka qenë premtimi kryesor i kandidatëve dhe zyrtarëve të PDK-së që iu është bërë banorëve të këtij fshati. Kryetari i tanishëm Nexhat Demaku, kishte premtuar që do të ndërtohej një shkollë e re në Arllat, e cila do të ishte e gatshme deri në shtator të vitit 2010\", thekson Vetëvendosje qendra në Malishevë.

Edhe Kryeministri Hashim Thaçi, në fushatën e fundit elektorale kishte premtuar se brenda një kohe të shkurtër do të filloj ndërtimi i shkollës së re.

Mosrealizimi i premtimeve të zyrtarëve komunal dhe atyre qeveritar për ndërtimin e shkollës sipas Vetëvendosjes është mashtrim ordiner ndaj banorëve të Arllatit.

Banorët e fshatit Arllat dhe fshatrave të tjera të Drenasit nuk duhet t’i japin më asnjë mundësi të vetme atyre që i përsërisin premtimet e njëjta në çdo fushatë elektorale e që asnjëherë nuk i realizojnë ato.

\"Në zgjedhjet e ardhshme lokale përfundimisht duhet të shkëputet zinxhiri i keqqeverisjes sistematike në Drenas. Qyteti i jonë nuk mund të ketë kurrfarë progresi e mirëqenie përderisa nuk udhëhiqet nga njerëz që kanë integritet moral dhe politik.\"


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)