Veseli: Studentët do të stimulohen që të kthehen në atdhe
Vjenë, 9 maj- Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nënkryetari për politika Publike dhe Zhvillimore në Partinë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në Vjenë ka takuar studentë për studime të avancuara.
\"Pas lehtësimeve të studentëve në Universitetet e Kosovës, stimulimi institucional ndaj të rinjëve që studiojnë në vendet e Bashkimit Evropian, do jetë garancë se përmes përgatitjes dhe kthimit të tyre në atdhe, ata do të sjellin përvojën perëndimore që do ndikoj pozitivisht në zhvillimin e gjithëmbarshëm të shtetit të Kosovës\", ka shkruar ai në facebook.