26 Dhjetor 2024

Veseli: Pa edukim cilësor, s’mund të kemi zhvillim ekonomik

Prishtinë, 12 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot në ambientet e Kuvendit një grup prej 45 nxënësish të dalluar Gjimnazit “Eqrem Çabej” nga Prishtina, pjesë e projektit “Fuqizimi përmes Lidershipit”, të shoqëruar nga deputetja Njomza Emini dhe zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Jeffrey Jamison.

Duke ritheksuar përkushtimin e tij për t’i ofruar publikut qasje të plotë në mjediset dhe punën e institucionit më të lartë legjislativ të vendit, kryetari Veseli bëri një përshkrim të funksioneve kushtetuese të Kuvendit, rolit, punës dhe përbërjes së tij, ndërsa u ndal në çështje të rëndësishme të punës së përditshme, që lidheshin me mënyrën e vendimmarrjes.

Nxënësit, nga ana e tyre, falënderuan kryetarin Veseli për pritjen e ngrohtë dhe adresuan një varg pyetjesh lidhur me aspekte të ndryshme të funksionimit dhe mbarëvajtjes së punës së Kuvendit, por edhe me zhvillimet aktuale politike në vendin tonë.

Duke u përgjigjur në pyetjen përkitazi me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për uljen e papunësisë dhe hapjen e vendeve të lira të punës, kryetari Veseli tha se përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët është preokupim i çdoditshëm e institucioneve dhe në këtë funksion, ligjet e fushës ekonomike do të trajtohen me prioritet nga ana e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit u ndal edhe në rëndësinë e ngritjes së cilësisë së arsimit, si parakusht për zhvillim më të madh e të qëndrueshëm ekonomik.

“Pa edukim cilësor, nuk mund të kemi zhvillim ekonomik”, theksoi kryetari Veseli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)