24 Dhjetor 2024

Veq një student paguan nga një familje

Prishtinë, 25 prill - Në mbledhje është miratuar edhe plotësimi dhe ndryshimi i vendimit të Qeverisë për lirimin për pesëdhjetë për qind të lirimit të pagesave të studentëve për semestër, akomodim dhe ushqim.

Me plotësimin e aprovuar sot, të këtij vendimi, të gjithë studentët e regjistruar në vitin e parë akademik në universitetet publike do të lirohen nga pagesa e semestrit, numri i bursistëve do të ritet nga 1000 në 1500 dhe familjet që kanë më shumë se një student do të paguajnë vetëm për një student.

Është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për financimin e projektit të Këshillit Britanik në marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Jashtme për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura të diplomacisë publike, përgatitjen e dokumentacionit dhe procedurave të aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Komisionin e Venedikut dhe mbarëvajtjes së procesit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ndryshimi dhe plotësimi i vendimit siguron mjetet financiare për projektin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)