26 Dhjetor 2024

Veprimet që pengojnë punën e rektoratit janë të papranueshme

Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami është duke përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit që cenojnë funksionimin e rregullt të njësive akademike dhe punës së rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ministri i Arsimit,  Shkencës dhe Teknologjisë, konsideron që të gjitha veprimet që pengojnë procesin mësimor nëpër njësitë akademike dhe punën e rektoratit të Universitetit të Prishtinës janë të papranueshme dhe dëmtojnë interesat e studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë inkurajon secilin student të Universitetit të Prishtinës që të gjitha kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre t’i realizojnë në mënyrë legjitime dhe në përputhje me Statutin e Universitetit të Prishtinës.

Studentët e Universitetit e kanë për obligim që të angazhohen dhe të veprojnë në interes të cilësisë akademike, prandaj, ju bëjmë thirrje që të gjitha kërkesat në interes të studentëve t’i realizojnë me dialog të arsyeshëm dhe përmes organeve të Universitetit.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë është e përkushtuar për të mbështetur të gjitha universitetet për zbatim të kritereve akademike, sistem të vlerave dhe të konkurrencës dhe ngritje të cilësisë së studimeve.

Në përputhje me parimet e Bolonjës dhe të fushës së arsimit të lartë evropian, shprehim përkushtimin e plotë për respektimin e autonomisë akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)