22 Dhjetor 2024

Vazhdon programi avancimi i kualifikimit të mësimdhënësve

Prishtinë, 10 mars - Në hapjen e ligjëratave për grupin e dytë të mësimdhënësve që përfitojnë nga programi, zëvendësministri Mustafa theksoi se ata janë të vetmit mësimdhënës në Evropë ku shteti kujdeset për arsimimin e tyre.

Zëvendësministri Arsimit Nehat Mustafa dhe Prorektori për Arsim në Universitetin e Prishtinës Bajram Berisha, të premten morën pjesë në ligjëratën e parë  nga Programi për Avancimin e Kualifikimit të Mësimdhënësve (AKM).

Implementimi këtij programi ka filluar vitin e kaluar,  ndërsa po implementohet nga Fakulteti i Edukimit  në Prishtinë dhe qendrat tjera  Gjakovë, Prizren dhe  Gjilan.

Duke folur për rëndësinë e këtij programi, zëvendësministri Mustafa tha se me këtë program do të përfitojmë të gjithë.

“Por, ju jeni përfituesit më të mëdhenj. Ju jeni të vetmit në Evropë, për arsimimin e të cilëve përkujdeset vet shteti. Qëllimi është që të ngrisim përformancën tuaj, të ofrojmë njohuri të reja dhe krahas kësaj të ndikojmë në ngritjen cilësisë në mësimdhënie dhe ngritjen e përgjithshme të cilësisë në arsim. Ky program do të jetë i rëndësishëm edhe me rastin e licencimit  tuaj, ndërsa diplomat që do t’i merrni janë të barasvlershme me ato që marrin studentët, të cilët  ndjekin studimet  e rregullta. Ky është një rast  i mirë për ju ”, tha Mustafa.

Ndërkaq, prorektori Berisha tha: “Aftësimi i juaj profesional, marrja e njohurive të reja do të bëjë  që nxënësit tuaj,  gjeneratat e reja, të na shpiejnë më shpejt drejt integrimeve evropiane. Për këtë qëllim Universiteti i Prishtinës ka angazhuar profesorët më të mirë, ndërkaq përvoja e mirë e juaja në procesin edukativo-arsimor është  një shans më me mirë që të merrni  njohuritë e duhura ne fushat përkatëse“.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, zëvendësministri Mustafa bëri hapjen e ligjëratave edhe në qytetin e Gjilanit për grupin e dytë të mësimdhënësve që do të përfitojnë nga programi AKM.

Me këtë rast, zëvendësministri Mustafa foli për politikat e Qeverisë së Kosovës në fushën e arsimit. Ndërsa, rëndësinë e këtij programi për arsimin kosovar e theksuan edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, drejtoresha e programit AKM, Linda Grapci dhe profesori universitar Islam Krasniqi.

Ligjëratat, ashtu si vitin e kaluar, do të mbahen kryesisht ditëve të vikendit, ndërsa pas përfundimit të vitit shkollor, ligjëratat do të mbahen edhe gjatë gjithë  javës.

Përzgjedhja e kandidatëve është bërë me rekomandimin e Drejtorive Komunale të Arsimit  dhe në bashkëpunim me MAShT-in, ndërsa sivjet janë përfshirë rreth 2 mijë kandidat (mësimdhënës)  nga fusha të ndryshme arsimore .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)