Vazhdon bllokimi i Rektoratit
Prishtinë, 30 janar - Edhe sot, disa studentë te Universitetit të Prishtinës, vazhduan me bllokimin e punës së Rektoratit. Bllokimi ka filluar prej ores 07:45, para fillimit të orarit të punës.
\"Edhe sot, sikurse ditëve të mëparshme, e siç do të jetë deri në largimin përfundimar të mashtruesit Ibrahim Gashi, studentët kanë bllokuar punën e Rektoratit. Protestat tona do të vazhdojnë deri në dorëheqjen apo shkarkimin e mashtruesit Ibrahim Gashi nga pozita e rektorit\" thoksojn studentët protestues.
Puna më e mirë që mund të bëhet sot për Universitetin është vetë pamundësimi i punës së Ibrahim Gashit.
Gjatë hyrjes së studentëve në oborrin e Rektoratit, pjesëtarët e sigurimit privat kanë ndërhyrë për të mos e lejuar protestën e studentëve.
\"Kompanitë private të sigurimit mund ta ruajnë Ibrahim Gashin në shtëpinë e tij, por jo në Universitet. Universiteti është çështje publike. Për më tepër, skemi dëgjuar ndonjëherë që kompanitë private të sigurimit të merren me protesta.\"