15 Nëntor 2024

Vazhdojnë spastrimet në institucionet edukativo-arsimore të Prishtinës

Prishtinë, 4 shkurt - Qeveria e Komunës së Prishtinës dhe kryetari i saj nuk ua kanë vazhduar mandatin drejtoreshave të institucioneve parashkollore të Komunës së Prishtinës me përjashtim të drejtoreshës së IP “Dielli” në Kodrën e Diellit, bashkëshorti i së cilës është familjar i Qëndron Kastratit - shef i grupit të asambleistëve të VV-ës në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ia perkujton kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, se dikur ai zotohej se do të luftoj nepotizmin dhe do të bëjë departizimin e institucioneve edukativo – arsimore, por sot po ndodhë e kundërta.

Agim Gashi shef i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës ka thënë se rreth 95% e të përzgjedhurve deri më sot janë anëtarë dhe militant të Lëvizjes Vetvendosje, ose të afërm të tyre.

LDK sipas Gashit vlerëson se kështu ndodhi edhe me drejtoreshat e IP-ve, të cilave, përkundër përvojës së gjatë dhe cilësisë së lartë profesionale në fushën e arsimit, nuk u ofruan, së paku, nga një vend pune, për të cilën gjë rrergullativa ligjore e obligon DKA-në dhe Komunën dhe përzgjodhi kuadro të besueshme të VV-ës dhe të afërme të strukturave të VV-ës.

\"Grupi parlamentar i LDK-ës dëshiron të njoftoj opinionin se politikat diskriminuese kadrovike që po ndjek Shpend Ahmeti kanë instaluar metodologjinë e eliminimit duke e keqpërdorur instrumentin e konkursit dhe duke bërë vazhdimisht shkelje proceduarale gjatë përzgjedhjeve kadrovike për të cilën gjë ka konstatuar edhe auditori i jashtëm në Raportin e Auditorit për vitin 2015. E njëjta metodologji është zbatuar edhe gjatë vitit 2016\", ka theksuar Gashi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)