23 Dhjetor 2024

Vazhdojnë protestat para Rektoratit

Prishtinë, 3 shkurt - Jashtë oborrit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në mëngjes janë mbledhur sërish një grup i studentëve protestues të cilët synojnë të ndalin hyrjen e punëtorëve në Rektorat ndërsa ritheksohet kërkesa për largimin e Rektorit Ibrahim Gashi.
 
Para Rektoratit janë vendosur forca të Policisë së Kosovës. Studentët protestues kanë derguar një njoftim për media të cilët reagojn ndaj pranisë së forcave të policisë.

 "Ata nuk janë aty sepse e kanë lokalizuar zonën e krimit dhe u duhet të zhvillojnë hetimet. Janë aty sepse duhet t’i mbrojnë të pabërat e Rektorit Ibrahim Gashi dhe shpurës së tij. Prania e Policisë në Universitet është figura më e qartë për kapjen e Universitetit nga pushteti".

"Për të mbrojtur Ibrahim Gashin, kolegu i tij Bajram Rexhepi ka nxjerrë kundër studentëve, nga policët e trafikut deri tek Njësitet Speciale. Policia e Bajram Rexhepit, siç i njohim, nuk janë kursyer me brutalitetin e tyre. Gjatë intervenimit të dhunshëm, nga goditjet me shkopinj dhe perplasjet përtoke janë lënduar rëndë studentët protestues Pajtim Havolli dhe Egzon Azemi", kanë theksuar studentët.

Ndërkohë, për në mesditë, studentët të cilët protestuan edhe gjatë javës së kaluar, kanë paralajmëruar marsh protestues, duke u nisur nga Qendra e Studentëve në Prishtinë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)