Vazhdojnë grevat kundër rektorit të Universitetit të Prishtinës
Prishtinë, 26 mars - Studentët vijojnë të jenë të pakënaqur me rektorin e Universitetit të Prishtinës. Në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” stafi administrativ po vazhdon grevën.
Sportelet e këtij universiteti mbajnë mbishkrimet “grevë”. Asnjë dokument, nuk pranohet, nuk vuloset, apo nënshkruhet për studentët.
Bojkoti ka nisur ka tashmë një javë dhe duket se nuk ka ndërmend të përfundojë. Edhe pse Këshilli i Grevistëve ka marrë premtime nga ana e rektoratit për plotësim të kërkesave të tyre, sërish grevistët nuk besojnë.
Kjo për arsyen se nuk është vetëm rektorati që vendos për studentët , por është kompentencë e strukturave më të larta qeverisëse, e Ministrisë së Financave dhe të Arsimit.