Vataj zgjedhet kryesues i konferencës së rektorëve të universiteteve të Kosovës
Prishtinë, 11 qershor - Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj është zgjedhur kryesues i Konferencës së Rektorëve të universiteteve publike të Kosovës. Vendimi është marr të hënën në mbledhjen që është zhvilluar në Universitetin.
“Isa Boletini” në Mitrovicë. Zëvendëskryesues u zgjodh, rektori i Universitetit “Haxhin Zeka” në Pejë, prof. dr. Fadil Millaku. Deri më tani kryesues ishte rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Demaj.
Rektorët e kanë falënderuar kryesuesin e deritashëm të Konferencës së Rektorëve, prof.dr. Marjan Demaj, për angazhimin dhe punën e bërë.
Një vit pas themelimit të kësaj konference, u vlerësua se është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë që duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen.