Vataj merr pjesë në Konferencës e 3-të Ndërkombëtare për arsimin e lartë
Brno, 25 maj - Rektori i Universitetit Ukshin Hoti në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj po merr pjesë në Konferencën e 3-të Ndërkombëtare me temë Plagjiatura në Evropë dhe përtej që po zhvillon punimet në Brno të Çekisë.
Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Prof. Dr. Alush Musa, Rektori i Universitetit të Ferizajit, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe prorektorët e universiteteve të tjera publike në Kosovë.
Konferenca ndërkombëtare po mbahet për ndarjen e praktikave më të mira dhe përvojën në adresimin e çështjeve të integritetit akademik, ku po mbajnë prezantime studiues nga e gjithë bota.
Integriteti akademik po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në arsimin e lartë në të gjithë Evropën. Shumë universitete po kërkojnë politika efektive, mjete elektronike zbulimi dhe metoda parandalimi.
Është e nevojshme diskutimi i gjerë, të kuptuarit e dallimeve kulturore dhe shkëmbimi i përvojave dhe i vlefshëm për të mbështetur.
Konferenca është organizuar bashkërisht nga Universiteti Mendel në Brno, Rrjeti Evropian për Integritetin Akademik dhe Këshilli i Evropës.