USPE, përkrahë marshin protestues gjithshqiptar në Shkup
Prishtinë, 11 qershor - Unioni i Studentëve Pro Europian, si organizata më e madhe studentore në Kosovë, duke parë e analizuar zhvillimet në Maqedoni, ka vendosur që të bashkohet në marshin protestues paqësorë, të organizuar nga Lëvizjes Besa, duke përkrahur të gjitha kërkesat që organizimi përmbanë.
\"Vlerësojmë që gjendja e Shqiptarëve dhe nacionaliteteve tjera në Maqedoni është në krizë, dhe si e tillë nuk i kontribon vazhdimit të jetesës në një standard jetese, komunikimi, culture, rrespekti, vlere të mirëfillët të kërkuar nga të gjitha palët dhe në të gjitha nivelet e shtetit.\"
\"Konsiderojmë që është momenti i fundit për një zgjim gjithshqiptarë, për të kundërshtuar aminet politike të kushtueshme dhe antishqiptare nw Maqedoni.\".
USPE bënë thirrje të githë qytetarëve Shqiptarë të Maqedonisë dhe të të gjitha trevave, të gjithë organizatave partnere, shoqërisë civile, medias, subjekteve të tjera të përfaqësimit politik, kulturor, professional e akademik që të shtunën më 13 qershor 2015, në ora 17 në Çair të Shkupit të bashkohen me kërkesat e Shqiptarëve dhe të zënë momentin e fundit për të adresuar ato.