03 Maj 2024

USPE ka punuar strategjinë dhe planprogramin

Prishtinë, 6 prill - Unioni i Studentëve Pro Europian ka mbledhur kryesinë qendrore, kryetarët e fakulteteve dhe anëtarë të komisioneve të përhershme për të përgatitur strategjinë dhe platformën e saj 2014-2016.

Gjatë punës, janë gjetur shumë vërejtje dhe mangësi të Universitetit të Prishtinës, nga të cilat studentët mund të pësojnë, andaj janë dhënë ide për inicimin e tyre në mënyrë që ato të përmisohen apo evitohen ato.

Programi i hartuar, përmbanë anën akademike, të kapaciteteve dhe atë të aktiviteteve që do të realizohen gjatë viteve 2014-2016.

Unioni i Studentëve Pro Europian, është e vetmja organizatë që nga viti 2010 azhuron planprogramin e saj për studentë dhe si e tillë mundohet të jetësojë pikat që dalin nga ai.

\"Si çdo herë USPE vazhdon të jetë e vetmja organizatë që ka një planprogram të qartë për studentët, planprogram i cili do të publikohet në ditët në vijim, andaj inkurajoj studentët që të jenë pjesë e programit të USPE-së, sepse ai garanton tretmanin më të mirë për ta\", ka thënë Mejdi Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm i USPE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)