01 Maj 2024

USAID lanson programin e bursave për partneritet me lidership

Prishtinë, 30 prill - Drejtorja e Misionit të USAID-it, Maureen A. Shauket, së bashku me Ministrin e Arsimit Ramë Buja dhe u.d. të Rektorit të Universitetit të Prishtinës Anton Berisha kanë lansuar zyrtarisht Programin e Bursave për Mbështëtje dhe Partneritet me Lidership Transformues, program ky i USAID-it.  

Ministri Buja, me këtë rast, theksoi se ky program i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Amerikane përmes USAID-it krijon mundësinë e përgatitjes së një lidershipi  akoma më të avancuar për të gjitha institucionet e arsimit të lartë.

Ministri Buja tha se ky fond 20 milionë dollarësh krijon mundësinë e investimit të parave në këmbim të dijes, ndërsa shprehu bindjen e tij se të përzgjedhurit e këtij programi do të arrijnë që të marrin dije nga universitetet më të mira amerikane.

“Unë besoj shumë në potencialin tuaj dhe aftësitë tuaja, për të realizuar vijueshmërinë e studimeve në universitetet më prestigjioze dhe për të arritur atë që dëshirojmë. Suksesi juaj është sukses i përbashkët”, iu tha ministri Buja studiuesve pjesëmarrës në këtë ceremoni.

Ministri Buja, po ashtu, vlerësoi lartë marrëveshjet që janë arritur deri më tani në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Amerikane, sa i përket këmbimit të përvojave në fushën e arsimit.  

Maureen Shauket, drejtore e USAID-it në Kosovë, tha se programi “Transformi i lidershipit” është program i avancuar dhe ka për qëllim përzgjedhjen e të rinjve nga Kosova për të studiuar në Amerikë në studimet Master dhe për t’i përgatitur profesionalisht, duke i pajisur ata edhe me certifikata.

Ushtruesi i detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj, tha se ky program pesëvjeçar i USAID-it është mjaft inkurajues dhe një ndihmesë jashtëzakonisht e madhe për Universitetin e Prishtinës, pasi që do të ndihmojë në përmirësimin e reformave në arsimin e lartë përmes Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë brenda vendit.

Programi e mbështet zhvillimin e arsimit të lartë nëpërmjet mbështetjes së partneriteteve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe atyre në ShBA, si dhe ofrimit të bursave studimore për studentët e Kosovës në universitetet amerikane.

Pritet që deri në fund të këtij programi të ndahen gjithsej 185 bursa për Master dhe të jepen 160 certifikata profesionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)