23 Dhjetor 2024

UPZ pret ekspertët e jashtëm për riagreditimit institucional dhe programor

Prizren, 15 maj - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën ka pritur në vizitë ekspertët e jashtëm në kuadër të procedurës së riagreditimit Institucional dhe programor.

Në këtë kuadër është mbajtur takimi me menaxhmentin me në krye Rektorin Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, takimi me drejtuesit e programeve studimore, vizita turne e objekteve dhe infrastrukturës, takim me stafin mësimdhënës, takimi me studentët, takimi me të diplomuarit dhe takimi me punëdhënësit e të diplomuarve dhe aktorëve të jashtëm.

Rektori Temaj në takim theksoi se universiteti gjendet në një fazë të rëndësishme të zhvillimit dhe si drejtues si ri i këtij universiteti mirëpret rekomandimet e ekspertëve të akreditimit.

Ai shtoi se në vizionin e tij që ka shpalosur për këtë universitet ka paraparë adresimin e shumë çështjeve që janë prioritet për të arritur standarde sa më të larta, për të cilën do të punojë bashkë me stafin e tij menaxhues. 

Aktualisht në UPZ janë gjashtë fakultete, ndërsa gjendet në procedurë të riakreditimit institucional dhe të riakreditimit të dy programeve studimore në Fakultet Ekonomik, dy në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, programi i Juridikut në Bachelor dhe një program i ri në nivelin Master në Juridik.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)