UPZ, nisë konferenca ndërkombëtare me temë Gratë dhe Biznesi
Prizren, 10 nëntor - Në Universitetin Ukshin Hoti në Prizren, të enjten ka nisur punimet Konferenca VII ndërkombëtare me temë Gratë dhe Biznesi organizuar nga UPZ, Universiteti i Trakisë dhe nga Grupi Ndërkombëtar i Grave dhe Biznesit.
Në këtë konferencë të rëndësishme po marrin pjesë 70 studiues ku do të paraqiten 40 punime shkencore me këtë temë.
Pjesëmarrësit dhe studiuesit janë nga Amerika, Turqia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Nikoqiri i kësaj konference njëherësh i pari i Universitetit Ukshin Hoti, Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, bëri hapjen e punimeve ku theksoi rëndësinë e këtij evenimenti.
Rektori Vataj e falënderoi këshillin organizativ për punën e bërë për këtë ngjarje të rëndësishme në Universitetin Ukshin Hoti.