UPZ në Konkursin plotësues do të pranoj edhe 1224 studentë të rinj

Prizren, 4 shtator - Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti, në Konkursin plotësues, në vitin e parë të studimeve Bachelor, për vitin akademik 2015/2016, do të regjistrojë edhe 1224 studentë nga të cilët 216 studentë nga radhët e minoriteteve: turq dhe boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptian, kroat.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe posedojnë diplomë për shkollimin e kryer. Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet tjera.
Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 03 .09.2015 deri më 17.09.2015 ora 15:00 ndërsa provimi pranues do të mbahet më 21-22 .09.2015 duke filluar prej orës 9.00. Për më shumë në lidhje me konkursin mund të vizitoni ëeb faqen zyrtare të Universitetit: http://uni-prizren.com/sq/lajme/589