UPZ lidhë memorandum mirëkuptimi me Caritasin Zviceran
Prizren, 12 korrik - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren(UPZ) dhe Caritasi Zviceran (CaCH) të premten kanë arritur memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin dhe zbatimin e aktiviteteve në Fakultetin e Edukimit në kuadër të projektit “Vendosja e Standardeve Para-shkollorë të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë” (SHPRESE). Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar nga UPZ Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore dhe Prodekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Ass. Dr. Vedat Bajrami, ndërsa në emër të Caritasit Zviceran Kreshnik Basha, Zëvendës Drejtor për Kosovë. Projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë.
Prorektori Morina e vlerësoi lartë arritjen e këtij memorandumi, dhe theksoi se do të shkojë në funksion të rritjes së cilësisë në Fakultetin e Edukimit. Ai shtoi se UPZ është i hapur dhe e mirëpret bashkëpunimin me Caritasin Zviceran.
Po ashtu edhe Kreshnik Basha, Zëvendës Drejtor për Kosovë. Projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë në Caritasin Zviceran e vlerësoi lartë participimin e UPZ-së në këtë projekt dhe shtoi se ata do të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit me Universiteti në të ardhmen.
Në takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë dhe Drejtori I Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar z. Përparim Avdullahu.