23 Dhjetor 2024

UPZ lidhë marrëveshje bashkëpunimi me Universitetet e Tiranës

Prizren, 27 shtator  - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe Universitetin Evropian të Tiranës. Marrëveshje përkatëse është lidhur të enjten gjatë vizitës që ka zhvilluar Rektori Temaj dhe Prorektori Nimani me bashkëpunëtorë në Tiranë, në takime të ndara. 

Universitetet do të zhvillojnë bashkëpunim në fushën e arsimit, kërkimit dhe fushat e tjera të interesit të dyanshëm, të vendosin projekte kërkimore të përbashkëta dhe të kryejnë raportet e përbashkëta, të përfshijë punonjës akademik nga pala tjetër në aktivitete kërkimore, të organizojnë së bashku kërkime akademike rreth temave të përcaktuara më parë, shkëmbejnë informacione akademike, organizojnë kurse të përbashkëta afatshkurta dhe me afat të gjatë dhe seri leksionesh mbi tema të përcaktuara më parë, të shkëmbejnë eksperienca rreth procesit të mësimdhënies dhe metodave në mënyrë që të përmirësohet eficenca e studimit, të shkëmbejnë studentë për kurse apo praktika, etj..

Palët mund të organizojnë programe diplomimi për specialist dhe për diploma masteri, dhe gjithashtu borde vlerësimi të rëndësishme për përgatitjen dhe mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës. Palët mund të shkëmbejnë anëtarë të fakulteteve për studimet e post-doktoraturës sipas parimit të reciprocitetit.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, e ka vlerësuar lartë arritjen e këtyre marrëveshjeve të bashkëpunimit, duke theksuar se do të shkojnë në funksion të arritjes së objektivave për bashkëpunim konkret me universitetet në regjion dhe më gjerë.

Prof. Dr. Mynyr Koni , Rektor i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe Prof. Dr. Nevila Nika, rektor i Universitetit Evropian të Tiranës, po ashtu e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe theksuan se kjo marrëveshje shkon në kuadër të arritjen e interesave të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë.

Gjatë vizitën delegacioni nga UPZ vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ku u takuan me Sekretarin e kësaj ambasade, z. Adem Sallauka, i cili ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i UPZ kohë më parë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)