UPZ-ja arrin dy marrëveshje me Universitetin Bujqësorë të Tiranës
Tiranë, 15 qershor - Rektori i Universitetit Ukshin Hoti në Prizren, Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Bekim Gashi, dhe Senatori Isuf Lushi, të hënën ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku jane arritur dy marrëveshje bashkepunimi të rëndësishme me dy fakultetet të këtij universiteti.
Marrëveshje konkrete, me qëllim të finalizimit të njësisë së re akademike në UPZ, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, është arritur me Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit ne Universitetin Bujqesor te Tiranes.