15 Nëntor 2024

UPZ dhe UAMD nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 19 mars - Fakulteti Juridik i Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike i Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike.

Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar Prof. Ass. Dr. Arif Riza, Dekan i Fakultetit Juridik në UPZ dhe Prof. Asoc. Dr. Andon Kume, Dekan në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në UAMD.

Dekanët e të dy fakulteteve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje të rëndësisë së veçantë e cila do të kontribuon në zhvillimin e njësive akademike në dy universitetet.

Marrëveshja u arit për bashkëpunim për shkëmbimin e eksperiencave mësimorë e shkencore midis të dy universiteteve, me qëllim rritjen e nivelit shkencor e kërkimor si dhe eficencës së mësimdhënies, këmbimi i mësimdhënësve, kurikulave dhe mënyrat e ndërtimit të programeve bachelor e master, organizimi i konferencave, sesioneve e simpoziumeve shkencore të përbashkëta, hulumtimi në kërkimin shkencor për fusha dhe tema të interesit të përbashkët, shkëmbimin e profesorëve për ligjërata në të dy universitetet etj..

Delegacioni nga Fakulteti Juridik i UPZ gjatë kësaj vizite në Shqipëri kanë vizituar edhe Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës ku janë takuar më mësimdhënës të këtij fakulteti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)