UPZ arrin marrëveshje me Universitetin Erdogan në Turqi
Prizren, 19 maj - Universiteti Ukshin Hoti në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike me Universitetin R. T. Erdogan në Turqi.
Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Rektori i Universitetin R. T. Erdogan, Prof. Dr. Hüseyin Karaman, të cilët e vlerësuan të rëndësisë së veçantë nisjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve të arsimit të lartë. Marrëveshja është lidhur për shkëmbimin e studentëve, profesorëve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushat akademike. Gjithashtu është nënshkruar marrëveshje mes dy universiteteve për bashkëpunim në Programin Mevlana.