UPISC, mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave të të rinjve
Me këtë rast, ministri Bajrami uroi studentët për organizmin e Konferencës së dytë ndërkomëtare, të cilën e vlerësoi si një ngjarje shumë të rëndësishme për Universitetin e Prishtinës, por edhe për Kosovën, për të promovuar talentin e të rinjve dhe për të bërë ndryshime.
Padyshim se po jetojmë në një proces të globalizimit, ku roli i të rinjve është kyç për zhvillimin demokratik dhe tranzicionin që po kalojmë.\"
\"Në këtë tranzicion, të rinjtë e kanë rolin kryesor për të treguar aftësitë e veta të ndërmarrësisë, por edhe të lidershipit, në mënyrë që të transformojnë edhe mentalitetin e shoqërive të reja, tha Ministri.
Ministri Bajrami theksoi se kjo Konferencë, e cila po bëhet tradicionale është një mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave të të rinjve.
Është një mundësi e veçantë për studentët e Kosovës që të tregojnë se janë të përgatitur dhe të gatshëm për sfidën e përfshirjes në tregun evropian, ku ata do të konkurrojnë me kompetenca, me shkathtësi dhe me vlerat e tyre, tha ai, ndërsa theksoi se MAShT do të mbështesë gjithmonë aktivitete të tilla të studentëve.
Ne, tha ministri Bajrami, po zhvillojmë një sistem te ri të edukimit, sidomos në arsimin e lartë, i cili tërësisht lidhet me tregun e punës dhe u krijon kompetenca konkurruese të rinjve tanë për tregun e punës.
Konferenca është përkrahur nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, MAShT, MK dhe MPMS dhe do të zgjasë nga 2 deri më 7 maj 2017.