UP zgjat afatin e konkursit plotësues
Prishtinë, 21 shtator - Universiteti i Pirshtinës (UP) ka bërë të ditur për të gjithë të interesuarit së Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, në konsultim me dekanët e fakulteteve, e kanë zgjatur edhe për dy ditë afatin e konkursit plotësues për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2011-2012.
Afati është shtyr për arsye së në disa nga shkollat e mesme është anuluar testi kombëtar i Maturës dhe rrjedhimisht, ato shkolla, për shkak të ripërseritjës së testit, janë vonuar në dhënien e Diplomave, nxënësve të riprovuar.
Prandaj, afati I paraqitjës së dokumenteve në njësitë akademike të UP-së do vazhdohet deri pasnesër, më 23 shtator 2011 në orën 12:00.
Kurse provimet pranuese nuk do të mbahën ditën e premte, më 23 shtator siç ishte paraparë fillimisht me konkursin plotësues, por do të mbahën ditën e shtunë, më 24 shtator 2011 në vendin dhe orën e njëjtë, të paraparë për secilën njësi akademike.